Të fundit

Egbo para përballjes me Llapin: Nuk diskutohet fitorja në shtëpi

Trajneri i Prishtinës, Emmaneul Egbo është shprehur i motivuar para takimit me skuadrën e Llapit.

Prishtina do të jetë nikoqire e Llapit të dielën, në ndeshjen që i përket xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.

Egbo është shprehur optimist para takimit me Llapin, duke potencuar se futbollistët e Prishtinës duhet të fitojnë si vendas.

” Kam filluar të njoh më mirë ekipin dhe gradualisht do të vijmë te filozofia e lojës që unë dua, të jemi të fokusuar, si nga ana taktike, po ashtu edhe kur të jemi në rreshtim ofensivë apo defensivë dhe sidomos duke mësuar nga gabimet e ndeshjes së fundit. Llapi është ekip i mirë, nuk diskutohet, nuk janë rastësisht të tretë në klasifikim, ekip që ka lojtarë të mirë dhe ka organikë brenda saj.

Por, organikē të mirë ka edhe Prishtina, futbollistët e së cilës duhet të kuptojnë që luajnë për Prishtinën, dhe në shtëpi, sidomos, fitorja nuk duhet diskutuar duke shpresuar dhe pasur besimin në zot që në fund ne do të jemi skuadra triumfuese”, ka thënë Egbo për faqen zyrtare të Prishtinës.

Pas 12 xhirove, Prishtina ndodhet në pozitën e pestë në tabelën e Superligës, ndërkaq Llapi mban pozitën e tretë.

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci