Të fundit

Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarve për fajde

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku Nexhat Hajredini, Naim Kadriu, Agron Halimi dhe Arben Sheqiri po akuzohen për fajde, prokurorja Besa Limani ka kërkuar që të akuzuarit të dënohen, ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre.

Në seancën e së enjtes, palët në procedurë fjalët e tyre përfundimtare i dorëzuan në formë të shkruar, duke i elaboruar në pika të shkurtra.

Prokurorja Limani, tha se gjatë administrimit e provave është vërtetuar gjendja faktike që të akuzuarit kishin kryer veprën penale për të cilën akuzohen, duke i propozuar gjykatës që të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit, duke marrë parasysh rrethanat rënduese dhe lehtësuese.

Edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar Artan Shala, avokati Sami Istrefi, gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare tha se ishte vërtetuar fakti se të akuzuarit me e veprimet tyre kishin përmbushur elementet e veprës penale “Fajde”, duke i propozuar gjykatës që të njëjtit t’i shpallë fajtorë.

Avokati Istrefi tha se parashtrojnë kërkesë pasurore-juridike.

Kurse, i dëmtuari Shala e mbështeti fjalën përfundimtare të prokurores Limani dhe avokatit Istrefi dhe kërkoi nga gjykata që të akuzuarit të dënohen sipas ligjit.

Ai tha se si pasojë e këtij rasti, kishte humbur edhe shtëpinë edhe pasurinë e tij, duke potencuar se në vazhdimësi kishte kërcënime lidhur me këtë.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Hajredini, avokati Naim Rudari, gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare tha se as Prokuroria e as i dëmtuari nuk i ofruan prova gjykatës, për të kërkuar të shpallen fajtorë të akuzuarit.

Avokati Rudari, i propozoi gjykatës që të akuzuarin Hajredini ta lirojë nga akuza, pasi që tha se nuk ishte provuar dhe asnjëherë nuk do të provohej që i njëjti kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Edhe i akuzuari Hajredini, tha se mbështet fjalën e avokatit të tij.

Po ashtu, edhe mbrojtësi i të akuzuarit Kadriu, avokati Ali Beka, gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare tha se verdikti më i drejtë do të ishte që ndaj të mbrojturit të tij të nxjerret aktgjykim lirues. Fjalën e avokatit e mbështeti i akuzuari Kadriu, duke shtuar se prokurorja kishte përshkrim të gabuar të fakteve.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Halimi, avokati Tahir Rrecaj gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare propozoi që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza, pasi që tha se nuk kishte prova që i njëjti kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohet. E fjalën e tij, e mbështeti i mbrojturi Halimi.

Në fund, edhe mbrojtësi i të akuzuarit Sheqiri, avokati Blerim Qela gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare, i propozoi trupit gjykues që të mbrojturin e tij ta lirojë nga akuza.

I akuzuari Sheqiri tha se ishte i dëmtuar në këtë rast, duke shtuar se mbështet fjalën përfundimtare të avokatit Qela.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gazmend Bahtiri e shpalli të përfunduar këtë shqyrtim gjyqësor, ndërsa shpallja lidhur me këtë çështje penale do të bëhet më 13 nëntor 2023.

Aktakuza për këtë rast është ngritur më 23 mars 2016. Aty thuhet se Nexhat Hajredini Naim Kadriu, Arben Sheqiri dhe Agron Halimi akuzohen se kanë dhënë para me fajde Arton Shalës, i cili kishte deklaruar në gjykatë se njëri i akuzuar i kishte dërguar tre persona për ta rrahur./betimipërdrejtësi

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci