Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Astanës e Ballkanit.
45 minutat e parë të takimit janë mbyllur pa gola.
Ballkani rrezikoi disa herë kundërshtarët, por nuk ishin të saktë në konkretizim.
Kampioni i Kosovës dominoi pjesën e parë të takimit, por e kishte të pamundur të shënonte gol.
Ballkani ishte mposhtur në ndeshjen e parë të zhvilluar ndaj Asantës, me rezultat 2:1.
Deri më tani, Ballkani, Dinamo e Astana i kanë nga tre pikë në Grupin C të Ligës së Konferencës.