Të fundit

​Haradinaj: Plani franko-gjerman duhet që Kosovës t’i mundësojë njohjen nga Serbia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend.

Ai në një postim në Facebook shkruan se ka falënderuar personalisht diplomatin amerikan për angazhimin e tij dhe të SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe, Hovenier sot deklaroi se draft-statuti për asociacionin përmbush kriteret që i parasheh SHBA. Megjithatë, theksoi që fjalën e fundit për këtë do ta thotë Kushtetuesja. Ai u shpreh se histeria rreth kushtetutshmërisë është e gabuar dhe se këto interpretime po bëhen nga persona të cilët nuk e kanë parë këtë propozim.

Video nga Paradoks

Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci