Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Podujevë

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të së enjtes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Sipas policisë, të shtëna ka pasur në drejtim të një shtëpie.

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti, tha se nga ky rast nuk ka të lënduar dhe se rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci