Të fundit

Vdes në moshë të re futbollisti i Malishevës

Klubi i Malishevës ka njoftuar se futbollisti i tyre i ri, Drinor Berisha ka vdekur.

Berisha ishte pjesë e grupmoshave të reja të Malishevës.

Ai ishte vetëm 14 vjeç.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarje nga jeta të Drinor Fitim Berishës, futbollist i grupmoshave të Shkollës sonë të Futbollit. Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub. Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari”, thuhet në njoftimin e klubit.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci