Të fundit

Ballkani i pafat, merr vetëm një pikë ndaj Astanës

Ballkani nuk arriti të “hakmerrej” ndaj Astanës, teksa ka arritur të marrë vetëm një pikë në udhëtimin e tyre drejt Kazakistani.

Kampioni i Kosovës është ndaluar me barazim pa gola ndaj Astanës, duke arritur kështu kuotën e katër pikëve në Grupin C të Ligës së Konferencës.

Ndonëse dominoi ndeshjen, Ballkanit i mungoi goli.

Nazmi Gripshi kishte dy raste shumë të mirë në fund të takimit, por thernadasit ishin të pafat në këtë takim.

Pas katër xhirove, Ballkani ka katër pikë në Grupin C, sikurse edhe Astana.

Ndeshjet e radhës Ballkani do t’i zhvillojë ndaj Viktoria Plzen dhe Dinamos së Zagrebit.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci