Të fundit

Blendi Fevziu në podcast me Lumir Abdixhikun: Marrëdhëniet Kosovë Shqipëri janë zero

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë më të këqijat në dekadat e fundit.

Kështu ka thënë gazetari nga Tirana Blendi Fevziu në bisedën që ka zhvilluar në Podcast me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në pyetjen e kreut të LDK-së se si i sheh marrëdhëniet në mes Prishtinës dhe Tiranës, Blendi Fevziu tha se janë në nivel shumë të ulët.

“Zero. Më të këqijat që unë mbaj mend”, tha fillimisht Fevziu.

“Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, më thotë që nuk ka komunikim fare me kryeministrin e Kosovës. Historikisht të paktën në çështjet e rëndësishme komunikimi zyrtar ndëmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka munguar”, tha Fezviu.

Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri.

“Nuk është në rregull që kryeministri i Kosovës të merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, dhe të vij të votoi në Shqipëri, kjo mund të konsiderohet  provokim dhe keqpërdorim i pasaportës shqiptare”, tha ai.

Kurse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se shoqëria kosovare është jashtëzakonisht e polarizuar, e ndarë dhe e përçarë.

“Kosova është shumë e vogël për të qenë kaq e ndarë. S’kemi politikë publike tani ky është problemi kryesor. Në Kosovë nuk ka politikë publike. Nuk flasim ne në një debat publik për një politikë të dhënë, nuk flasim për një projekt të madh, a po e bëjmë këtë projekt apo atë, a po e ndërtojmë një central me gaz, a po e ndërtojmë një shkollë apo çerdhe”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka folur edhe për raportet e Kosovës me aleatët.

“Unë po e kam brengen që në këtë përballjen me Serbinë nuk po arrijmë ta maksimizojmë në përballjen tonë me aleatët ndërkombëtar. Tani në qoftë se e analizon, Kosova përballet me një Serbi, e cila organizon sulme terroriste, destablizion Kosovën por në fund Kosova përfundon e sanksionuar, përfundon me projekte shumë më të rënda se që kanë qenë më parë dhe merr qortime ndërkombëtare, diçka nuk është duke funksionuar”, tha Abdixhiku.

Derisa Blendi Fevziu tha se “me gjithë këtë mrekulli që është Kosova, kam pritur që zhvillimi i Kosovës do ishte shumë më i madh”.

“Mençuria e një klase politike t’i iki konfliktit dhe të mundohet të ndërtojë prosperitetin”, tha ai.

Favziu ka folur edhe për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Roli historik i LDK-së është i jashtëzakonshëm, të paktën edhe historia. E para; është partia e parë antikomuniste në gjithë Evropën Lindore, që është arritje e jashtëzakonshme dhe në momentin e duhur. Rugova ishte misionar”, tha ai.

Sipas tij, Netlixi mund të kishte bërë një serial spektakular rreth presidentit Rugova. mund të kishte bërë një serial spektakular rreth presidentit Rugova.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci