Të fundit

Fati i mirë për Ballkanin, Dinamo mposhtet nga Plzeni

Viktoria Plzen ka arritur ta mposht skuadrën e Dinamos së Zagrebit në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Plzen shënoi fitore me rezultat 1:0, falë golit të sulmuesit çek, Tomas Chory.

Me këtë fitore Plzen ka siguruar kualifikimin tutje, ndërkaq shpresat për Ballkanin për të siguruar një vend në fazën e radhës janë rritur.

Kampioni i Kosovës mori një pikë sot ndaj Astanas, duke luajtur pa gola në Kazakistan.

Pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së katërt, Ballkani e Astana kanë nga katër pikë, duke u renditur në pozitën e dytë dhe të tretë, kurse Dinamo ka vetëm tre pikë në pozitën e fundit.

Ndeshjen e radhës Ballkani do ta pres në shtëpi Viktoria Plzen, kurse xhiron e fundit do të përballet me Dinamon në udhëtim.

Kjo është hera e dytë që Ballkani paraqitet në garat ndërkombëtare dhe për të dytën herë ka arritur kualifikimin në fazën e grupeve.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci