Të fundit

Turpërohet Liverpool, mposhtet nga Toulouse

Liverpooli e ka pësuar humbjen e parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

“Reds” u mposhtën në udhëtim nga Toulouse me rezultat 3:2.

Se anglezët do ta kishin vështirë u pa edhe nga formacioni, teksa Jurgen Klopp kishte vendosur të pushojë ekipin e parë për këtë përballje.

Vendasit arritën të kalonin në epërsi në minutën e 36-të kur Donnum realizoi.

Me të nisur pjesa e dytë, Klopp bëri tri zëvendësime, duke inkuadruar Salah, Arnold e Szoboszlai në lojë.

Por, Toulouse vazhduan me lojë të mirë dhe dyfishuan epërsinë në minutën e 58-të, kur Dallinga realizoi.

Në minutën e 74-të, Casseres shënoi autogol, për ta ngushtuar epërsinë e ekipit të tij.

Por, vetëm dy minuta më pas, Toulouse realizoi sërish për 3:1 nëpërmjet Magri dhe duke e vulosur kështu fitoren sonte.

Krejt çfarë bënë deri në fund mysafirët ishte shënimi i golit të dytë nëpërmjet Jotas në minutën e 89-të.

Përkundër humbjes, Liverpooli vazhdon t’i prijë grupit E me nëntë pikë, ndërsa Toulouse tani gjendet e dyta me shtatë pikë gjithsej.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci