Të fundit

Mehaj, deputetëve: Votojeni krijimin e Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se krijimi i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake, sipas standardeve të NATO-s, është e rëndësishme për kërcënimet, sigurinë dhe informacionet që vijnë nga jashtë kufijve të Kosovës.

Mehaj i bëri thirrje kuvendit që ta votojë këtë projektligj në lexim të dytë, pasi sipas tij, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën.

“Kosova ka nevojë për operacionalitet të këtij ligji për sigurinë e saj, por edhe për sigurinë e partnerëve tanë. Dhe ata prej jush që u përpoqën të ndalonin këtë përparim, shpresoj që Zoti t’ju ndihmojë”, tha Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai falënderoi partnerët e Kosovës, komisionin, ish-komandantët, ish-ministrat e Mbrojtjes, parlamentin dhe oficerët e ushtrisë.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci