Të fundit

Mourinho i nervozuar pas humbjes: Askush të mos flasë

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ishte i nervozuar pas humbjes nga Slavia Prague në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Roma pësoi humbjen e radhës duke pësuar disfatë me rezultat 2:0.

Pas humbjes Mourinho u tregua i ashpër dhe shumë i nervozuar me lojën dhe rezultatin e skuadrës së tij.

“Mungoi çdo gjë, nuk dua të flas shumë dhe askush të mos flasë. Një rezultat shumë i merituar për ta në kuptimin pozitiv, shumë i merituar për ne në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë. E kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk e bëj kurrë. Ajo që thashë do të mbetet mes nesh, dua të jem i sinqertë dhe i drejtë me djemtë e Slavias, e merituan”, tha trajneri portugez.

Roma tani gjendet e dyta në tabelë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Slavia Prague në vendin e parë.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci