80 mijë njerëz u larguan nga Gaza veriore përmes një korridori evakuimi të enjten, tha Koordinatori i Aktiviteteve të Qeverisë së Izraelit në Territore (COGAT) .
Numrat e shpallur nga COGAT do të shënojnë një rritje të evakuimeve në krahasim me një ditë më parë, kur 50 mijë njerëz u evakuuan veriun e Gazës, sipas shifrave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Ndërsa ende nuk është arritur një verifikim i pavarur i totalit të evakuimit, raporton CNN.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), ka hapur korridoret e evakuimit disa herë këtë javë për periudha disa orëshe.
Kjo u zyrtarizua të enjten, kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se Izraeli kishte rënë dakord të vazhdonte me pauzat e përditshme katërorëshe të operacioneve ushtarake në pjesë të Gazës veriore.
Një zëdhënës i IDF-së përsëriti të enjten se nuk ka armëpushim në territor, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se kjo mund të vijë vetëm me lirimin e të gjithë pengjeve të Hamasit.
Zëdhënësi i IDF-së tha se ai vizitoi Gazën në një kolonë ushtarake dhe se korridori i evakuimit “po funksionon”.