Shefat e CIA-s dhe shefat e shërbimit të inteligjencës izraelite janë takuar me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahamn bir Jassim Al Thanin në Doha.
Takimi trepalësh u zhvillua për të diskutuar parametrat e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një pauzë luftimesh.
Siç shkruan Skyneës, Katari, ku janë vendosur disa liderë politikë të Hamasit, ka udhëhequr përpjekjet për të ndërmjetësuar bisedimet mes Hamasit dhe Izraelit për lirimin e pengjeve.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Hamasit takuan sot në Kajro kreun e Shërbimit Informativ të Përgjithshëm të Egjiptit, Abbas Kamel.
Delegacioni përfshinte udhëheqësin politik Ismail Haniyeh dhe ish-shefin Khaled Meshaal.