Të fundit

Dy persona i ndërrojnë pa leje shenjat e trafikut në Leposaviq, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të enjten, pasi janë hasur duke i ndërruar shenjat e trafikut në Leshak të Leposaviqit.

Policia tha se dy personat nuk kishin autorizim për ndërrimin e shenjave.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës se persona të panjohur (në magjistrale) janë duke i ndërruar shenjat e trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin dokumentacionin e duhur për të kryer punime dhe nuk ishin të regjistruar si kompani në institucionet përkatëse të RKS-së”, tha policia.

Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ndodhet në proces hetimor.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci