Në Komisionin e Pavarur të Mediave janë trajtuar disa ankesa të dorëzuar nga qytetarë, klientë dhe operatorë privatë.
Në mesin e ankesave që është trajtuar nga Bordi i Ankesave është edhe ai i çështjes së (mos)transmetimit të Premier Ligës angleze të futbollit në operatorin privat, Artmotion.
Zëvendëskryeshefi i KPM-së, Faruk Rexhaj tha se Zyra e Ankesave ka trajtuar një ankesë lidhur me ofrimin e shërbimeve të transmetimit të Premier Ligës.
“Po ashtu, kemi pranuar ankesë për mbrojtje të konsumatorit nga Fisnik Shala. Pala ankuese pretendon se operatori Artmotion nuk është duke i ofruar e disa kanaleve të cilat i ka paguar si klient dhe është duke neglizhuar ankesën e tij”, tha ai.
Rexhaj tha se kërkesën e palës ankuese e ka përcjell te operatori i transmetimit dhe se është konstatuar se pala ka ndërmarrë të gjitha masat për shmangie të problemit.
“Sipas procedurave, për sqarim, e kemi përcjell këtë kërkesë për sqarim te operatori Armotion. Është bërë raporti i monitorimit dhe është konstatuar se pala është në pajtueshmëri për arsye sepse ka ndërmarrë të gjitha masat sa i përket evitimit të problemeve”, ka thënë drejtori i Zyrës së Ankesave. /Paparaci.com