Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka udhëtuar në Francë me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e gjashtë të Paqes në Paris, ku do ta presë në takim presidenti i këtij vendi, Emmanuel Macron, përcjell Paparaci.
“Përveç një sërë takimesh dypalëshe me pjesëmarrësit e Forumit, duke përfshirë Presidentin e Francës Emmanuel Macron, është planifikuar që Vuçiqi të takohet veçmas edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Alexandre de Croix”, ka njoftuar zyra e Vuçiqit për media.
Sivjet, edicioni i gjashtë i Forumit të Paqes në Paris, i titulluar “Kërkimi i gjuhës së përbashkët në një botë rivaliteti”, i kushtohet sfidave më të mëdha të sotme dhe kërkimit të përgjigjeve efektive për sfidat më urgjente të botës./Paparaci.com