Të fundit

Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, publikohen pamjet [Video]

Dritan Rexhepi, kreu i organizatës kriminale të drogës e njohur si “Kompania Bello” është arrestuar në Stamboll. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe Italia.

Mediat turke shkruajnë se operacioni u krye në Stamboll. Për këtë çështje ka reaguar edhe ministri për Punët e Brendshme, Ali Yerlikaya, i cili tha se Rexhepi kishte hyrë nëpërmjet aeroportit të Stambollit me një pasaportë kolumbiane nën emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

Sipas asaj që njoftoi ministri, Rexhepi u kap pas informacioneve të inteligjencës në bashkëpunim me policinë italiane.

“Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe kundër krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Për kthimin e lëndës narkotike, në bashkëpunim edhe me Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja dhe Artan Doçajn ata kanë kërcënuar vëllain e Astrit Prengës, Jan Prengën që sipas hetimeve të SPAK, ky i fundit ka humbur jetën nga dhuna e ushtruar.

Dritan Rexhepi është në kërkim nga drejtësia shqiptare edhe për një vrasje në vitin 1998, për të cilën është dënuar me 25 vite burgim.

Rexhepi është dënuar nga autoritetet italiane me 20 vjet burgim . Ai akuzohet si pjesë e grupit që ka arritur të trafikojë sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës.

Rexhepi, i konsideruar si një nga bosët e drogës, u dënua në mungesë pasi ishte në arrati pas lirimit me kusht që fitoi në fillim të vitit 2022 në Ekuador.

 

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci