Të fundit

Tre shqiptarë grumbullohen nga Zvicra për sfidën ndaj Kosovës

Përzgjedhësi i kombëtares zvicerane, Murat Yakin ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Në listën e Zvicrës janë ftuar tre futbollistë me prejardhje shqiptare. Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri.

Gjatë muajit nëntor, Zvicra do të zhvillojë tri ndeshje në kuadër të ciklit kualifikues për “Euro 2024”.

Më 15 nëntor do të përballet me Izraelin, si ndeshje e mbetur nga muaji i kaluar, teksa tre ditë më vonë do të pres në shtëpi Kosovën, në stadiumin që pritet të jetë i mbushur plotë.

Zvicra do të përballet edhe me Rumaninë më 21 nëntor.

Helevetikët kryesojnë Grupin I në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci