Të fundit

Gjermanët ulin orët e punës pavarësisht mungesës së punëtorëve

Mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani është emergjente.

Arsye për këtë është sidomos zhvillimi demografik. Por problemi forcohet edhe nga pakësimi individual i kohës së punës, sipas Institutit ifo. Sipas një studimi të Institutit Gjerman të Ekonomisë, ifo pakësimi individual i orëve të punës ashpërson më tej problemin e mungesës së fuqisë punëtore. Vërtet që numri i të punësuarve nga viti 1991 është rritur nga 40 në 45 milionë vetë, sipas presidentit të ifo-s, Clemens Fuest. Por numri i orëve të punës në këtë hapësirë kohore ka mbetur i njëjtë. “45 milionë vetë punojnë aq sa 40 milionë vetë më parë.”

Rënia e madhe për vitin 2030

Sipas të dhënave të Institutit Gjerman të Tregut të Punës dhe Studimit të Profesionit, IAB, gati gjysma e kompanive gjermane në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar nuk mund t’i zinin vendet e punës me punëtorë të kualifikuar. Vetëm në profesionet që lidhen me matematikën, informatikën, shkencat natyrore dhe teknikën mungojnë në Gjermani rreth 300.000 punonjës, sipas raportit të vjeshtës të Institutit të Ekonomisë Gjermane, IW.

Por mungesa e fuqisë punëtore përfshin të gjithë sektorët ekonomikë. “Rënia e madhe nuk ka ardhur ende”, sipas kreut të ifo-s, Fuest. Problemi do të jetë më akut, kur të dalin në pension ata që kanë lindur në vitet 1963/1964 rreth vitit 2023. Tabea Bucher-Koenen profesore në Universitetin e Manheimit dhe drejtuese e Qendrës Leibniz për Studimet Ekonomike Europiane thotë se mes vitit 2025 dhe 2035 do të dalin në pension edhe 13,5 milionë vetë. Megjithëse ata financiarisht janë në gjendje të mirë, prapë do të ketë reduktim të ndjeshëm të konsumit.

Të nevojshme rritja e punësimit dhe imigracioni

Edhe pse qeveria e koalicionit do ta mbajë nivelin e pensioneve në 48% të të ardhurës mesatare, duhet që të punësuarit ose të punojnë më gjatë ose të paguajnë kontribute më të larta pensioni, thekson Bucher-Koenen. Kjo është e mundur, sepse të moshuarit e sotëm janë më të shëndetshëm dhe kanë mesatarisht 6 vite më shumë jetëgjatësi se brezi i prindërve të tyre, thotë Karin Haist, eksperte e demografisë në Fondacionin Körber. Eksperti i ekonomisë, Fuest për të rritur numrin e fuqisë punëtore, propozon rritje të kuotës të punësimit dhe imigracion më të madh të fuqisë punëtore nga jashtë. Për të rritur kuotën e punësimit “nuk duhet t’i mbajmë njerëzit larg nga puna”, është shprehur Fuest duke marrë si shembull paratë sociale që jepen për qytetarin dhe peshën e tatimeve dhe kontributeve sociale. Një rrjet më i mirë kopshtesh mund të sjellë më shumë gra në botën e punës.

Edhe tek imigrimi ka ende shumë për të bërë. Nga refugjatët e ardhur në vitin 2015, afërsisht gjysma punojnë, shpjegon referentja e institutit ofo, Yvonne Giesing. Nga refugjatët e Ukrainës punojnë vetëm rreth 20%. “Pengesa më e madhe është gjuha”, sipas ekspertes. Kësaj i shtohet burokracia gjermane, që frenon ardhjen e fuqisë punëtore. /DW

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci