Të fundit

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që kërcënoi gazetarin e Klan Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Bujar Behramit për kërcënimin me jetë ndaj gazetarit të Kiks Kosova.

Ndaj Behramit është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “Kanosje”, ndërkaq nga Prokurori i Shteti është propozuar caktimi i masës së paraburgimit.

“Ju njoftojmë lidhur me rastin e kanosjes ndaj të dëmtuarit-gazetarit H.A., ashtu që ndaj të pandehurit, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë me propozim për caktimin e masës së paraburgimit, në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Të mërkurën (8 nëntor), Bujar Behrami, kishte kërcënuar me jetë gazetarin e Kiks Kosova, Herolind Ademi.

Ky i fundit e kishte paraqitur rastin te organet e rendit, gjë që kishte çuar edhe në ndalimin e Behramit.

“Mos m’u përzij në punë të mija, që don me jetu edhe naj ditë”.

Ky është kërcënimi që Bujar Behrami ia bëri gazetarit të emisionit Kiks Kosova, Herolind Ademi.

Behrami u revoltua pasi u zbulua nga Kiksi se ai po i mashtronte klientët, duke iu shitur atyre në mënyrë ilegale kanalet kabllore të operatorëve vendorë, të cilët shpenzojnë miliona euro për të prodhuar atë përmbajtje.

Ai vazhdoi kërcënimet ndaj gazetarit, pasi kuptoi se është objekt i hulumtimit dhe ka rënë nën llupën e gazetarëve.

“Veç po të kallëzoj, tërheku prej meje, mos m’u përzij se nuk han mo bukë. Kjo është e fundit se t’kom lokalizu, e di saktë lokacionin tuaj.”

Kaq i revoltuar Behrami nuk ishte kur bënte pazar me gazetarin për t’ia shitur ofertat e platformave “Smart Buki” dhe “Tija”, të cilat shesin përmbajtje të vjedhura, duke fituar miliona euro në kurriz të të tjerëve.

Ai nuk ofronte asnjë kontratë ose kupon fiskal për ofertat që shiste, duke e pranuar edhe vetë se me këtë veprimtari, është duke e shkelur ligjin.

“Unë nuk thash është legale, është ilegale…”, ka thënë ndër të tjera Behrami.

Kërcënimet Behrami i vazhdoi edhe më tutje në telefonin personal të gazetarit dhe në telefonin e recepsionit të Klan Kosovës.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci