Të fundit

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se në emër të fajdesë përfitoi mbi 78 mijë euro

I akuzuari Beqir Hoxha është deklaruar i pafajshëm për akuzën e Prokurorisë se nga i dëmtuari F.S, në emër të fajdesë ka përfituar 78 mijë e 200 euro.

Këtë deklarim, Hoxha e ka dhënë të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Petrit Kryeziu.

Sipas aktakuzës, të dëmtuarit F.S dhe prindi i tij Sh.S duke qenë në gjendje të rëndë financiare dhe nevoja për investuar në biznesin familjar në vitin 2016, ka bërë që të njëjtit të kërkojnë të holla në shumën prej 6 mijë euro nga i akuzuari Hoxha dhe se në emër të fajdesë i dëmtuari F.S është detyruar t’i paguajë shumën prej 78 mijë euro.

Gjykatësi i rastit, Artan Sejrani ka udhëzuar të akuzuarin Hoxha dhe mbrojtësin e tij, avokatin Valdet Hoxha që në afat prej 30 ditësh t’i paraqesin gjykatës kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Pas kësaj, avokati Hoxha ka kërkuar që ndaj të mbrojturit të tij të ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti të mbrohet në liri ose t’i zëvendësohet në masën e arrestit shtëpiak.

Kërkesën e tillë e ka kundërshtuar prokurori Kryeziu me arsyetimin se i njëjti mund të ndikojë në dëshmitarë dhe në procesin gjyqësor, duke kërkuar që të akuzuarit Hoxha t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

Gjykatësi Sejrani tha se lidhur me kërkesën e avokatit Hoxha do të vendosë jashtë seancës.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 6 nëntor 2023, e ngarkon të akuzuarin Hoxha se ka kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), pasi të dëmtuarit F.S dhe prindi i tij Sh.S duke qenë në gjendje të rëndë financiare dhe nevoja për investuar në biznesin familjar në vitin 2016, ka bërë që të njëjtit të kërkojnë të holla në shumën prej 6 mijë euro nga i akuzuari Hoxha dhe se në emër të fajdesë i dëmtuari F.S nga viti 2016 deri në vitin 2023 është detyruar t’i paguajë shumën prej 78 mijë euro.

Ndryshe, në aktakuzë Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që e njëjta të urdhërojë të akuzuarin Hoxha që të paguajë shumë të barasvlefshme me dobinë pasurore të fituar me vepër penale dhe atë shumën prej 77 mijë e 500 euro.

Në të kundërtën, Prokuroria ka kërkuar që nëse i pandehuri nuk paguan vullnetarisht shumën e dobisë pasurore të lartcekur gjykata të konfiskojë çdo pasuri tjetër të e pandehurit me vlerë të barasvlefshme.

Prokuroria në aktakuzë si pasuri shtesë e të pandehurit që është në dispozicion për t’u konfiskuar ka paraqitur konfiskimin e pronës së paluajtshme me sipërfaqe prej 3.673m², e cila gjendet ZK Dushanove/Prizren, në emër të të pandehurit, vetura “VW 3C” në emër të të pandehurit, vetura “Mercedes benz 2012 E202 D” në emër të djalit të të pandehurit A. Beqir Hoxha, vetura “Volksĕagen – VW Golf”, në emër të djalit të të pandehurit A. Beqir Hoxha, vetura “Volkswagen VW Golf”, në emër të djalit të të pandehurit V. Beqir Hoxha./betimipërdrejtësi

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci