Të fundit

Gratë ende përballen me diskriminim në tregun e punës, financa dhe pronë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se eliminimi i pabarazisë gjinore në Kosovë duhet të arrihet më disa faza.

Ai ka theksuar se fillimisht është e rëndësishme që të fuqizohet gruaja brenda familjes, pastaj në jetën ekonomike dhe në pozitat vendimmarrëse.

Në takimin konsultativ me temë “Angazhimi i Kosovës drejt integrimit evropian nga perspektiva gjinore”, Bislimi ka përmendur masat qeveritare, të cilat sipas tij, kanë kontribuar në luftimin e pabarazisë gjinore.

Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit parlamentar për integrime evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se shumë gra ende përballen me diskriminim në tregun e punës, financa dhe pronë.

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet për arritjen e barazisë gjinore.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci