Të fundit

​Ange Postecoglou shkruan historinë në Premier Ligë

Ange Postecoglou ka shkruar historinë në Premier Ligë pasi që e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit për të tretën herë me radhë, me trajnerin e Tottenhamit që e fiton edhe për muajin tetor, pas muajit gusht dhe shtator.

Postecoglou bëhet trajneri i parë ndonjëherë që fiton tre çmimet e para të trajnerit të muajit në dispozicion të tij, dhe i pari që merr tre çmimet e para nga fillimi i çdo sezoni tjetër të Premier Ligës.

Vetëm tre trajnerë të tjerë kanë arritur ta fitojnë çmimin në fjalë tri herë me radhë, me australianin që i bashkohet Antonio Contes, Pep Guardiolas dhe Jurgen Klopp.

Postecoglou tani ka shansin që të barazojë rekordin e Guardiolas prej katër çmimeve të fituara radhazi, me trajnerin e Manchester Cityt që e ka bërë këtë gjë në sezonin 2017/18.

Tottenhami e mbylli muajin tetor në krye të tabelës së Premier Ligës, dhe ishin skuadra e vetme që i fituan të gjitha ndeshjet e muajit tetor, falë fitoreve si mysafirë kundër Luton Town dhe Crystal Palace dhe një fitoreje në shtëpi 2:0 kundër Fulhamit.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci