Të fundit

Maqedonci në Itali takon kryesuesin e ardhshëm të Komitetit të NATO-s, flasin për agresionin në Banjskë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gajtë vizitës zyrtare në Itali, bashkë me ambasadoren e Kosovës atje, Lendita Haxhitasim, Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli si dhe Këshilltaren Politike, Liridona Gashi, kanë takuar Admiral Giuseppe Cavo Dragone, Shef Stafi i Mbrojtjes së Italisë dhe Kryesues i ardhshëm i Komitetit të NATO-s.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar për situatën aktuale gjeopolitike, zhvillimin e FSK-së, bashkëpunimin bilateral me Italinë në fushën e mbrojtjes dhe synimin e Kosovës për anëtarësimin në BE dhe NATO.

“Admiralin e falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka ofruar përmes trupave të KFOR-it dhe EULEX-it”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Tutje, ai u shporeh se Admirali ka treguar vlerësim të lartë për mënyren se si është menaxhuar sulmi terrorist në Banjskë, dhe ka shfaqur vullnet për të përkrahur Kosovën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe.

Të dy kanë vlerësuar që ruajtja e stabilitetit në Ballkan e më gjerë përbën prioritet, ndërsa koordinimi me partnerët tanë strategjik është lidhja që e garanton këtë.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci