Përpara ndeshjes së së shtunës me Valencian, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli për mediat në konferencën e tij për shtyp.
Një nga temat që ai trajtoi ishte lëndimi i ri i Arda Gulerit, për të cilin tha se shpreson se do ta ketë në dispozicion pas ndeshjeve ndërkombëtare.
“Fatkeqësisht kjo ka ndodhur para ndeshjes kundër Bragës, dukej si asgjë, por ende po e shqetëson atë. Nuk është një gjë serioze, por ai është në depresion sepse është i ri dhe dëshiron të luajë dhe të kontribuojë. Është një hap i vogël mbrapa sepse është një pengesë me dëmtimin e mëparshëm, por ne kemi pushim ndërkombëtar për t’u rikuperuar”, ka thënë Ancelotti.
E ardhmja e tij është shumë e bukur, ai ka një talent të madh. E kuptoj që është i zhgënjyer, por është një dëmtim i lehtë dhe kam përvojën, kur isha 21 vjeç u lëndova dhe u ktheva. E ardhmja e Güler nuk është në dyshim dhe ai mund të rikuperohet pas pushimit ndërkombëtar”.