Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë Speciale në lidhje më rastin Dehari.
Më saktësisht, ai ka kërkuar që të jetë prezent gjatë intervistimit të Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, e cila u ftua dje nga Prokuroria Speciale në lidhje me një status të saj në Facebook.
Gashi ka bërë edhe një pretendim, duke e akuzuar Prokurorinë se është në luftë me të vërtetën.
“Prokurori ka kryer shumë veprime pa prezencën time. Ka bërë rekonstuimin e vendit të vrasjes së Astrit Deharit ne burgun e Prizrenit, ka marrë në pyetje deputetin Haki Abazi. Tani të shofim si do t’i përgjigjet kësaj kërkese”, shkroi ai.