Të fundit

Mësohen emrat e dy banorëve të rinj që do të hyjnë në Big Brother

Edicioni i dytë i spektaklit Big Brother VIP Kosova po zgjon gjithnjë e më tepër interesim te publiku.

Plot 20 banorë vazhdojnë të jenë brenda shtëpisë më të famshme në shtëpi, teksa njëri prej tyre do të largohet këtë të premte.

Gjashtë të nominuarit e kësaj jave të cilët janë: Meti Alshiqi, Ylli Dërvishi (Buci), Ledi Vokshi, Linda Halimi, Gani Gërmia, Santiana Maloku dhe Monika Salihu, janë në votim për të preferuarin dhe ai që do të marrë më pak vota, do të eliminohet.

Ndërkohë, teksa banorët eliminohen javë pas jave nga gara, në shtëpi pritet të ketë hyrje të reja.

Siç raporton Telegrafi, dy emrat e rinj që pritet të futen janë dyshja Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli.

Mirdon Pacolli dhe Ard Gashi (Foto: Instagram)

Ard Gashi është një këngëtar i ri, i cili ka disa projekte muzikore të publikuar dhe mjaft të pëlqyera nga publiku.

Ndërsa Mirdoni është gjithashtu muzikant, i cili është pjesë e pandashme e Ardit në paraqitjet e tij dhe njëherësh moderator i emisionit “Drive on D”.

Mirdon Pacolli dhe Ard Gashi (Foto: Instagram)

Sipas burimeve, ata pritet të futen si një konkurrent i vetëm pasi të dy kanë qenë të pandashëm përgjatë karrierës së tyre në muzikë dhe radio.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci