Kosova do të përballet me Izraelin të dielën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian mirëpo FFK-ja nuk ka bërë akoma të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar. Megjithatë janë mësuar emrat e disa futbollistëve që do të jenë pjesë e “Dardanëve” të dielën.
Futbollistët si: Florent Muslija, Bernard Berisha, Lirim Kastrati, Florian Loshaj kanë konfirmuar ardhjen te Kosova për ndeshjet e nëntorit, ka bërë të ditur gazetari i ArtMotion, Arlind Sadiku, transmeton Paparaci.
Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka publikuar akoma listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit, ani pse ndeshjen e radhës do ta zhvillojë pas 48 orëve.
Mungesa të mëdha pritet të ketë në repartin e “Dardanëve” për shkak të ndeshjeve kampionale të futbollistëve të Kosovës.
FFK-ja po del të jetë e pafuqishme përball skuadrave të futbollistëve të saj.
Gjatë nëntorit, Kosova do të zhvillojë tri ndeshje në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Të dielën do ta zhvillojë ndeshjen e mbetur ndaj Izraelit, teksa do të përballet me Zvicrën në udhëtim dhe do të pres Bjellorusinë në shtëpi.
“Dardanët” kanë gjasa shumë të vogla për kualifikimin tutje, për shkak se nga shtatë ndeshje të zhvilluara ka vetëm shtatë pikë duke u pozicionuar në pozitën e katërt në Grupin I.