Të fundit

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, Kadare: S’e kuptoj ku qëndron problemi

Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare, ka thënë se nuk e kupton ku qëndron problemi në marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Në një përgjigje për mediumin italian “La Stampa”, ai ka thënë se Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë.

“Nuk më interesojnë gjërat e vogla, çfarë ndodh mes qeverive, protestat apo pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuara, janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje?”, tha Kadare.

“Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”, thotë më tej Kadare.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Dritto e Rovescio” në Rete4 ku ka folur sërish për marrëveshjen Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve afrikanë në dy qendra të vendit deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil në Itali.

Duke folur në një lidhje ‘skype’ nga Parisi ku ndodhet për konferencën e donatorëve në ndihmë të Gazës, Rama tha se nuk mendonte se një çështje e tillë do të bëhej kaq e madhe, duke shtuar se në emigrantëve që do të strehohen në 2 qendra në Shqipëri do t’u garantohet dinjiteti njerëzor.

Kryeministrin kujtoi se qendra si ato që do të krijohen në Shqipëri, ekzistojnë edhe në vende të tjera si Greqia që është në BE por askush nuk e ka bërë të madhe këtë gjë.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci