Të fundit

Vuçiq: Derisa Kurti është në pushtet nuk do të ketë formim të Asociacionit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot në Paris ka përsëritur se “nuk e ka ndërmend” të njohë Kosovën.

“As nuk më shkon mendja të njoh Kosovën”, ka thënë Vuçiq në një prononcim para mediave serbe në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes.

Ai ka paralajmëruar se do ta ftojë presidentin francez Emmanuel Macronin të vizitojë Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur dhe shpreson se “kjo mund të ndodhë deri në fund të vitit”.

Vuçiq ka pretenduar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga temat e takimeve që do të ketë në Paris dhe ka shtuar se nuk ka pasur nisma për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk di për çfarë do të kisha biseduar me të”, ka thënë Vuçiq dhe “është ankuar” se Kurti ka zgjedhur se me cilin nga përfaqësuesit e Bosnjës dhe Hercegovinës do të bisedojë, transmeton Paparaci.

Siç ka pretenduar ai, nuk e di se “si e kanë lejuar përfaqësuesit ndërkombëtarë ta bëjë këtë” dhe ka thënë se nuk i kupton “standardet e dyfishta ku i lejohet atij të bëjë diçka të tillë” ndërsa kërkojnë nga vendi, të cilit nuk i respektojnë integritetin territorial, të respektojë të dikujt tjetër”.

“Mendoj se është e qartë për të gjithë ata se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin, nuk dëshiron përparim në dialog dhe se gjithçka tjetër janë truke ballkanike që kanë funksionuar për një ose dy ditë. Është e rëndësishme për ne që ta ruajmë jetën e serbëve në Kosovë, por nuk besoj se Asociacioni do të formohet ndonjëherë derisa Kurti të jetë në pushtet në Kosovë”, ka thënë Vuçiqi./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci