Të fundit

Fat i keq për Mërgim Berishën, futbollisti detyrohet të operohet – do të mungojë gjatë

Mërgim Berisha pritet të jetë jashtë fushës së blertë për disa muaj, për shkak të një intervenimi që është detyruar ta bëjë në gjurin e tij.

Skuadra e Bundesligës, Hoffenheim ka njoftuar të premten se Berisha ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të djathtë në stërvitje dhe do të operohet.

“Ky është një lajm i keq. Mërgimi ka treguar përmirsim të madh së fundmi dhe ka treguar se mund të jetë opsion i fuqishëm për sulmin tonë”, ka thënë drejtori i Hoffenheimit, Pirmin Schëegler.

“Natyrisht, ne do ta përkrahim Mërgimin dhe shpresojmë që ai të kthehet në fushën e lojës sa më shpejtë që është e mundur”, ka shtuar ai.

Berisha, 25-vjeçar, u transferua te Hoffenheimi në verë nga Augsburgu dhe ka zhvilluar dhjetë ndeshje. Ai ka edhe dy paraqitje me Gjermaninë.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci