Të fundit

Mallkimi i Gani Gërmisë para lëndimit të Berishës: “Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”

Futbollisti Mërgim Berisha, i cili është komentuar shumë kohëve të fundit, pritet të jetë larg fushës për disa kohë, pas një intervenimi që e ka bërë në gjurin e tij.

Për këtë ka njoftuar skuadra e Bundesligës, Hoffenheim, duke treguar se Berisha e ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të djathtë në stërvitje dhe do të operohet.

“Ky është një lajm i keq. Mërgimi ka treguar përmirsim të madh së fundmi dhe ka treguar se mund të jetë opsion i fuqishëm për sulmin tonë”, ka thënë drejtori i Hoffenheimit, Pirmin Schëegler.

Emri i Berishës është lakuar shumë nëper media, pas deklaratave të ish të fejuarës së tij Vesa Vllasaliu, e cila aktualisht është në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, e cila e akuzon se është tradhtuar nga futbollisti me shoqën e saj të ngushtë.

Historinë e tyre, Vesa e ka treguar edhe gjatë një rrëfimi emocionues brenda shtëpisë së Big Brother.

Pas tregimit të kësaj të fundit, Gani Gërmia i cili poashtu është brenda shtëpisë, e kishte mallkuar futbollistin Berisha, duke uruar që i njëjti të thyejë këmbën.

“Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, ishte shprehur Gania.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci