Të fundit

Aktakuzë ndaj shtatë personave për kultivim dhe shitje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave me iniciale G.J., E.M., Z.M., E.J., F.D., A.J. dhe G.Z., që dyshohen për kultivimin e 177 bimëve narkotike dhe shitjen e 100 kilogramëve marihuanë dhe rreth gjysmë kilogrami kokainë.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit, nga fundi i muajit maj të vitit 2022 e deri më 29 shtator të këtij viti, kanë kultivuar rreth 100 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë, kurse ishin duke kultivuar edhe 177 bimë tjera (me gjatësi 3.5 meta), të cilat janë shkatërruar me urdhër të prokurorit të shtetit nga njësitet relevante policore.

I pandehuri G.J., akuzohet se më 28 shtator 2022, me qëllim të shitjes ka poseduar rreth gjysmë kilogrami kokainëm të ndara në katër qese.

Kurse, Z.M., akuzohet se vazhdimisht ka shitur dhe shpërndarë narkotikë të llojit marihuanë.

Të pandehurit F.D dhe G.Z, akuzohen për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprave të lartcekura.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci