Presidenti i nëkampionit të Kosovës në futboll, Valon Murseli ka reaguar ashpër pas publikimit të listës me futbollistët e grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës. Ai ka akuzuar drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahitin për zhvatje.
Përmes një postimi, Murseli ka deklaruar se futbollistët e Dritës nuk janë ftuar te përfaqësuesja për shkak të inateve personale të Sahitit.
Murseli ka thënë se Drita nuk i nënshtrohet individëve, por që me këto politika sipas tij do të dëmtohet futbolli.
“Për lojtarët e FC DRITA përsëri nuk ka ftesë nga Kosova, jo pse nuk ka kualitete por që inatet personale te njerezve në FFK janë të ulta ku shkojnë përtej imagjinatës. Kështu ndodhë edhe me futbollistë që po e refuzojnë Kosovën. Nëse nuk i shkojnë për qefi drejtorit të kombtares, nuk merr ftesë, nuk ka lidhje pse dëmtohet Kosova. Drejtori i kombtares as nga kto rrethana nuk e ka pa të arsyshme të ftoj futbollist të Dritës! A e dini pse?!Sepse Drita nuk i nënshtrohet kurr zhvatsit të pozites së drejtorit të kombetares. Kjo ndodhe sepse sigurisht që i pëlqen kjo sjellje edhe kreu i FFK-se ne raport me Driten. Institucioni i FFK-se nuk duhet te lejoj kso marrezirash nga nje drejtor zhvates sepse nuk po e demton Driten, por po e demton futbollin Kosovar”, thuhet në postimin e Murselit.
Presidenti i Dritës kishte reaguar edhe para disa javëve ndaj FFK-së, duke hedhur akuza lidhur me përzgjedhjen e lojtarit më të mirë të javës.
Në listën e Kosovës të publikuar sot janë grumbulluar pesë futbollistë nga Superliga, por asnjë nuk i përket skuadrës së Dritës.