Të fundit

Maqedonci takohet me kryesuesin e ardhshëm të Komitetit të NATO-s

Në kuadër të vizitës zyrtare, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot u prit në takim nga shefi i Mbrojtjes së Italisë dhe kryesuesi i ardhshëm i Komitetit të NATO-s, admiral Giuseppe Cavo Dragone.

Bëhet e ditur se palët diskutuan për situatën aktuale gjeopolitike, zhvillimin e FSK-së, bashkëpunimin bilateral me Italinë në fushën e mbrojtjes dhe synimin e Kosovës si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Ministri Maqedonci e falënderoi admiralin italian për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka ofruar përmes trupave të KFOR-it dhe EULEX-it. Nga ana e tij, admirali shprehu vlerësim të lartë për mënyrën se si është menaxhuar sulmi terrorist në veri të vendit, e po ashtu shfaqi vullnet e gatishmëri të plotë për të përkrahur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe”.

“Të dy u dakorduan që ruajtja e stabilitetit në Ballkan e më gjerë përbën prioritet, ndërsa koordinimi me partnerët tanë strategjikë është lidhja që e garanton këtë”, thuhet në kumtesën për media nga Ministria e Mbrojtjes.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci