Të fundit

Kajtazi: Ndeshja Kosovë – Izrael, sfida më e madhe e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar

Gazetari dhe opinionisti, Vehbi Kajtazi, nëpërmjet në postimi në Facebook ka thënë se Kosova të dielën do të ketë sfidën më të madhe në rrafshin ndërkombëtar sa i përket orientimit të saj perëndimor pasi në këtë të diell luhet ndeshja Kosovë – Izrael që sipas Kajtazit në radhë të parë do të jetë sfidë sigurie.

Kajtazi gjithashtu argumenton se ajo do të jetë edhe sfidë e orientimit politik, përtej përgatitjes së lojtarëve për ndeshjen që sipas tij kësaj radhe del në rend të fundit, shkruan Paparaci.com.

Analiza e Kajtazit është e bazuar në zhvillimet e fundit në Gaza ku Izraeli dhe terroristët e Hamasit po luftojnë. Ai ka thënë se gjithashtu, analiza e tij bazohet në parandalimin e një sulmi terrorist të disa viteve më parë ndaj ekipit të Izraelit në Shkodër.

Kajtazi ka thënë se në stadium duhet të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe liderë të tjerë politikë.

“Sepse kjo nuk është vetëm ndeshje futbolli. Është shumë më shumë”, shpehet Kajtazi.

Ai ka bërë thirrje dhe të institucionet e sigurisë dhe të inteligjencës si Policia dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës që të jenë vigjilent më shumë se kurrë.

“Duhet të kontrollohet secili person para hyrjes në stadium. Madje, edhe të “zhveshen” nëse është e nevojshme për të mos e lejuar futjen dhe ekspozimin e asnjë baneri apo parulle provokuese që bie ndesh me rregullat e sportit, veçanërisht me interesat tona”, ka thënë Kajtazi.

Sipas tij, shteti e di se kush mund të shkaktojë incidente dhe duhet t’i mbajë larg këta persona me çdo kusht.

Ai në fund ka uruar që gjithçka të shkojë mirë e pa incidente. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci