Mesatarisht 3.3 për qind ka qenë niveli i inflacionit te çmimet e konsumit në tetor 2023 në krahasim me një vit më herët, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Sa i përket nëngrupeve, inflacioni më i madh ishte te perimet me 15.9 për qind, pemët me 12.1 për qind.
Rënie të çmimeve pati te vajrat dhe yndyrat me 11.3 për qind dhe lëndët djegëse të ngurta me 9.5 për qind.
Në njoftimin e përmuajshëm për çmimet e konsumit, ASK-ja ka thënë se nëse krahasohet tetori i sivjetmë me shtatorin nuk ka pasur inflacion.