Të fundit

Dje Prokuroria e ftoi për intervistim, sot u.d i Kryeprokurorit takon ministren Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar Ushtruesin e Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendin, të cilit ajo i referohet vetëm si Kryeprokuror. Kjo ndodh vetëm një ditë pasi Haxhiu u thirr nga Prokuroria Speciale për intervistim lidhur me rastin “Dehari”.

Në postimin në Facebook, Haxhiu thotë se ka diskutuar me Kelmendin për çështje të interesit të përbashkët që ndërlidhen me reformat në drejtësi dhe çështje të ngjashme. Ndonëse, mund të jetë e pazakontë takimi me u.d të Kryeprokurorit, vetëm një ditë pasi Haxhiu u ftua për intervistim nga Prokuroria, shkruan Paparaci.com.

“Në takim me Kryeprokurorin, Besim Kelmendi, diskutuam për çështje të interesit të përbashkët e që ndërlidhen me Deklaratën e zotimeve për reformën në drejtësi, zbatimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje dhe me bazë gjinore, rëndësinë e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave, objektet e prokurorive në Mitrovicë dhe Prizren dhe çështje të tjera që ndërlidhen me përgjegjësitë tona institucionale.”, thotë ajo në postimin e saj.

Prokuroria Speciale ditën e djeshme kishte ftuar për intervistim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pasi e njëjta kishte shkruar një status në rrjetet sociale në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ajo e ka bërë të ditur këtë gjë nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka dhënë edhe disa leksione për prokurorët.

“Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se do të japë dëshmi, ndërsa Shefkiun e ka akuzuar së bashku me “eprorin” e tij, që nuk ia ka përmendur emrin, “nuk do të mund ta heshtin” kërkesën e VV-së për drejtësi.

Çfarë po ndodh me sistemin prokurorial në Kosovë?

Para rreth tri javësh, në një konferencë për media, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka marrë vendim për mos-dekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në fjalën e saj para mediave, Osmani pretendonte një varg shkeljesh në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, pozitë të cilën me pikë e kishte fituar Blerim Isufaj.

Presidentja Osmani nuk e dekreton Blerim Isufajn

Por, “lufta” e pushtetit me Blerim Isufajn nuk është e re. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës teksa fliste për arrestimin e Kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi kishte sulmuar ashpër me emër e mbiemër prokurorin Blerim Isufaj. Ai kishte thënë se kundërshtimi ndaj qeverisjes së Kurtit, lidhet direkt me emrin e Blerim Isufajt.

“…emri i kundërshtimit të ndryshimit të madh në Kosovë që është i domosdoshëm në realitetin e njerëzve, jo vetëm në kutitë e votimit më 14 shkurt 2021, sot është Blerim Isufaj.”, kishte deklaruar Kurti.

Pushteti kundër Blerim Isufajt, Kurti para pak muajsh: Nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror

Në anën tjetër, Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka paraqitur edhe një herë emrin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj, për dekretim te Presidentja e Kosovës.

KPK-ja, ka vendosur unanimisht që emri i Blerim Isufajt t’i ridërgohet presidentes Vjosa Osmani për dekretim, ka marrë vesh Paparaci nga burime të afërta me Këshillin Prokurorial.

Më 17 tetor të këtij viti, Osmani ka refuzuar zyrtarisht dekretimin e Blerim Isufajt, të propozuarit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit.

Osmani tha se Zyra e Presidentit ka gjetur një “varg të shkeljesh në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”.

Ajo tha se për çështjen e kryeprokurorit është përballur me presione të paligjshme.

“Ka pasur njerëz që dërgonin mesazhe se ‘në qoftë se nuk e dekreton, do të vëmë dosje, do të ngremë aktakuza’”, tha Osmani, duke e cilësuar si “shqetësuese” që personat brenda sistemit mund ta kërcënojnë presidenten e vendit për një çështje.

Këshilli Prokurorial, i ka konsideruar të paqëndrueshme arsyet e presidentes për mosdekretim të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit dhe pritet t’ia dërgojë presidentes sërish propozimin për dekretimin e Blerim Isufajt.

Me ligjet në Kosovë, Kryeprokurori i Shtetit duhet të dekretohet nga presidenti.

Por, dekretimi i prokurorit – në këtë rast edhe i Kryeprokurorit të Shtetit – bëhet sipas propozimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe Kushtetutës së Kosovës e ligjeve në fuqi. Kompetenca e presidentin për “emërim” dhe “shkarkim” duhet të komentohet thjesht ne aspektin ceremonial, thuhet në një komentar të Kushtetutës së Kosovës, të botuar më 2013.

Kësisoj, me vendimin për refuzim të dekretimit të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, presidentja Osmani është vendosur përballë një situatë të vështirë, e cila mund ta çojë atë drejt shkeljes së detyrimeve të saj kushtetuese. /Paparaci.com 

Blerim Isufaj propozohet sërish për Kryeprokuror të Shtetit, KPK-ja ia paraqet presidentes

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci