Të fundit

Osmani thotë se iu rrezikua jeta asaj dhe familjes për shkak të një foto të rreme

Dhuna dhe shpifjet që bëhen në platforma ”online’, duhet të ndalen, sepse ato mund të rrezikojnë edhe jetë njerëzish.

Kështu tha presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për emisionin “Prijmë”, në Klan Kosova.

Ajo e pranoi që diçka e tillë i ndodhi asaj, personalisht, si kryetare e shtetit, kur ia cenua jeta babait dhe familjarëve tjerë.

“Kur janë postuar shpifje në raport me anëtarët e familjes time, qoftë në raport me familjen e ngushtë me bashkëshortin dhe vajzat, qoftë në raport me babin tim, i cili, ta zëmë postoheshin fotografi të një polici, që kishin shërbyer në Obiliq, i cili kur ta shohësh as nuk duket si babi im dhe thonin – ky është babi i Vjosa Osmanit i cili ka vrarë shqiptarë…”, ka thënë ajo.

“Natyrisht që kjo është një shpifje e ndytë e cila ka pasur për qëllim të rrezikojë jetën time dhe të babit tim”.

Në intervistën me gazetaren Naile Dema, presidentja theksoi nevojën urgjente për veprime ligjore në mënyrë që të luftohet dhuna ‘online’ dhe nënvizoi kërkesën urgjente për masa më të rrepta në mënyrë që të mbrohet individët dhe familjet nga fushata të tilla të cilat ajo i quajti qëllimkëqija.

Emisioni “Prijmë” është një projekt i përbashkët i Klan Kosova dhe NDI.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci