Të fundit

Hovenier: Asociacioni s’paraqet autonomi brenda Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Hovenier tha se Asociacioni s’ka nevojë të ketë fuqi ekzekutive dhe nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes në Kosovë.

“Draft-statuti që iu dha Qeverisë së Kosovës nga Miroslav Lajçaku dhe këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, besoj se i plotëson të gjithë këto kritere të cilat i përmenda”.

“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, nuk kërkon ndryshime kushtetuese. Nuk krijon autoritete ekzekutive apo kompetenca. Nuk paraqet ndonjë autonomi brenda Kosovës”, tha Hovenier, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai foli edhe për mënyrën se si Serbia do të mund të ofronte mbështetje financiare për serbët e Kosovës, gjë për të cilën, Hovenier tha se kjo ka qenë gjithmonë diçka e paraparë për Asociacioni dhe një gjë e tillë po ndodhë tani.

“Por po ndodh tani në një mënyrë që nga perspektiva jonë nuk e respekton plotësisht sovranitetin e Kosovës dhe nuk bëhet në një mënyrë. që është plotësisht në përputhje me ligjin e Kosovës. E gjithë ideja është se kjo tani do të rregullohej”.

“Ne jemi dakord me këtë. Kjo është e rëndësishme. Nëse Serbia dëshiron ta ushtrojë këtë të drejtë, duhet të jetë në gjendje, por ne besojmë se duhet bërë në një mënyrë që të respektojë strukturat ligjore të Kosovës, të respektojë Kushtetutën e Kosovës dhe të jetë transparente për Qeverinë e Kosovës. Kjo është ajo çka do të bënte Asociacioni”, tha ai.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci