Të fundit

​Netanyahu thotë se ushtria izraelite do ta kontrollojë Gazën pas luftës

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të premten se Izraeli do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë së Rripit të Gazës pas përfundimit të konfliktit aktual me Hamasin.

Zyra e tij në një deklaratë tha se ai u takua me drejtuesit e këshillit lokal të komuniteteve fqinje të Gazës në Tel Aviv dhe u tha atyre se “pas eliminimit të Hamasit, do të ketë kontroll të plotë sigurie izraelite mbi Rripin e Gazës, duke përfshirë çarmatimin e plotë, për të siguruar që nuk ka kërcënim nga Rripi për qytetarët e Izraelit.”

“Ka një vendosmëri të madhe këtu nga ana juaj dhe nga ana e qeverisë për t’u kthyer në mënyrën si ishin gjërat para luftës,” tha Netanyahu, duke shtuar: “Para së gjithash, rivendosja e sigurisë – duke u siguruar që Hamasi të mos ekzistojë dhe që Hamasi të mos kthehet.”

Izraeli ka njoftuar vazhdimisht se qëllimi i luftës, që filloi muajin e kaluar pas sulmit të befasishëm të grupit palestinez, është t’i japë fund sundimit të Hamasit në Gaza, të eliminojë aftësitë e tij ushtarake dhe të kthejë pengjet. /AA

Video nga Paradoks

Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci