Të fundit

Hamiti: Propaganda se drafti është në përputhje me Kushtetutën s’mjafton

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar zyrtarët e VV-së, të cilët po përpiqen t`i bindin qytetarët e Kosovës se drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën.

Ai ka thënë se kjo propagandë e VV-së nuk mjafton.

“Jo që nuk e ka konsultuar Qeveria opozitën, por as nuk e ka informuar për draftin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa publikun e gjerë vazhdon ta lërë në terr të plotë informativ, dhe pret që dikush t’i besojë se ka pranuar plan ‘më të avancuar’ për Asociacionin që Albin Kurti me të vetët e kanë kundërshtuar me dhunë (“Zajednica nuk kalon!”) në të kaluarën jo të largët, kur ishin në opozitë. As propaganda se drafti është në përputhje me ‘germën’ e Kushtetutës nuk mjafton. E ka thënë vetë Kurti se draft-statuti është shkruar me kujdes ndaj germës së Kushtetutës më shumë sesa ndaj frymës së saj. Edhe të vetëve në ‘vija ta trasha’ ua ka shpalosur draftin, siç e ka thënë publikisht Ministresha e Drejtësisë. Pse jo në vija të holla? Sepse aty fshihet djalli, siç thuhet proverbialisht: the devil is in the details”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka vlerësuar se vetëm pas publikimit të draftit, pushtetarët duhet të tentojnë t`i bindin qytetarët se dokumenti është në harmoni më aktin më të lart juridik në vend.
“Kujt i duhet, dhe pse, referenca në Rezolutën 1244 të OKB-së te preambula e Statutit? Shtetit të Kosovës jo. Duke e mbajtur fshehtë draftin e Asociacionit që mund ta ndërrojë potencialisht karakterin kushtetues (karakterin unitar) të Kosovës, duke krijuar entitet të ri pushtetor për serbët, s’ka se si të na bindin për vlerën e tij, aq më pak se është në përputhje me Kushtetutën tonë. Mbasi ta bëjnë publik dokumentin le të përpiqen të na bindin për qëndrimin e vet. Pa e bërë këtë jo”, ka shkruar Hamiti.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci