Të fundit

Nuk u ftua nga Murat Yakin, Ardon Jashari refuzon të luaj për Zvicrën U21

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Ardon Jashari ka refuzuar që t’i bashkohet Kombëtares U21 të Zvicrës.

21-vjeçari ka informuar Federatën e Futbollit të Zvicrës se ai nuk është i disponueshëm për ekipin U21

“Ardon Jashari na ka komunikuar se aktualisht nuk dëshiron të luajë për U-21. Ne e kemi marrë parasysh vendimin”, thuhet në njoftimin e Federatës zvicerane.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin kishte publikuar dje listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor dhe Jashari nuk ishte pjesë e saj.

Kësisoj ai refuzoi që të marrë pjesë me Kombëtaren U21.

Jashari ka shtatë paraqitje me Zvicrën U21, teksa numëron edhe dy paraqitje me Kombëtaren A të Zvicrës.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci