Të fundit

Aksidentohet rëndë Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, vdes shoferi i furgonit me të cilin u ndesh vetura e tij

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon, ku si pasojë ka vdekur shoferi i furgonit, raporton Index.hr, përcjell Express.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Qarkut Vinkovci konfirmuan se ministri është lënduar rëndë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë tha se nuk është në rrezik për jetën. Ai do të transportohet nga spitali i Vinkovac në KBC Osijek. Ai u pranua në spitalin e Vinkovcit në ora 08:30.

Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur aksidenti.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci