Të fundit

IKShP: Ka rënie të vlerave të manganit në Badoc, por uji ende s’mund të përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me ndotjen e Liqenit të Badocit me mangan.

Burbuqe Berisha nga IKSHP ka thënë se edhe pse vlerat kanë rënë në katër ditët e fundit, prapë nuk është arritur vlera e lejuar për përdorim të ujit për pije, ashtu siç parashihet me Udhëzimin Administrativ.

“Ngritja e vlerave të manganit është një fenomen natyror që ndodh gjatë ndërrimeve të stineve. Nga matjet e fundit laboratorike, rezulton se në këto katër ditët e fundit, vlerat e manganit janë Më datën 7, vlera më e ulët ka qenë 0.19 mg për litër, ndërsa vlera më e lartë 0.40 mg për litër. Me datën 8, sillej prej 0.19 deri 0.35 mg/l. Me datën 9, sillej nga 0.17 deri 0.30 mg/l. Me datën 10, dje rezultatet e fundit janë se vlera e manganit në rrjet sillet prej 0.058 deri 0.19 mg/l. Përkundër faktit se vlerat janë duke rënë, prapë vlera e lejuar për përdorim të ujit të pijshëm është 0.05 dhe ende nuk është arritur”, ka thënë Nushi para gazetarëve.

Ajo ka thënë se Instituti është duke bërë në vazhdimësi monitorimin e cilësisë së ujit.

“IKSHP është duke bërë në vazhdimësi monitorimin dhe përcjelljen e vazhdueshme të cilësisë së ujit të destinuar për njeriun në gjithë zonat e furnizimit. Analizat e fundit laboratorike, megjithse tregojnë një rënie të vlerave të manganit në ujin e liqenit, gjithashtu edhe në rrjetin shpërndarës, ende këto vlera nuk i përmbushin standardet e parapara sipas Udhëzimit Administrativ. Dëshirojmë të sigurojmë popullatën se IKSHPK në bashkëpunim me KRU Prishtina po bëjnë krejt atë që është në kompetencat dhe mundësitë e tyre që këto vlera të manganit të ulen dhge ti përafërohen dhe ta plotësojnë kriterin e paraparë sipas UA”, ka deklaruar Nushi.

Nga Instituti kanë thënë se uji mund të përdoret për veprimtari tjera.

“Ky ujë mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, si higjenë personale, higjenë të mjedisit ose ambientit dhe përgatitje të ushqimit. Njoftojmë popullatën se uji nga resurset e Liqenit Batllava si dhe nga Ujmani, i plotësojnë kriteret e parapara për ujin e pijshëm, dhe ketë e vërtetojnë rezultatet laboratorike nga monitorimi ditor”, ka thënë Nushi.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci