Prof.dr. Venera Berisha Muharremi, Interniste – Endokrinologe është ftuar në Kongresin Botëror të Asociacionit Botëror të Trajtimit Laserik në Londër.
Ajo do të marrë si folëse e ftuar në mesin e liderëve botëror të Photobiomodulimit mjekësor.
Ajo këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ja postimi i saj ne Facebook:
Nuk mund të fshehi emocionet e as mburrjen!
Sot, pranova njoftimin të jem Folëse e ftuar ( Invited speaker) ndër Folësit Lider Botërorë të Photobiomodulimit mjekësorë në Kongresin Botërorë më të madh me rastin e 30 vjetorit të Asociacionit Botërorë të Trajtimit Laserik.
Puna, investimi dhe sakrificat në shkollim dhe edukim, medoemos dikur shpërblehen !