Të fundit

​Komprometohet konkursi për drejtor të RTK2 – konkurruan njerëz të Radojiçiqit

Është anuluar konkursi për drejtor të RTK2. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se kjo pasi i njëjti është komprometuar pas dështimit të përzgjedhjes së të preferuarve të ish-drejtorit Zhelko Tverdishiq.

Sipas të njëjtit burim, ata janë miqtë e Tverdishit dhe të “bekuarve” të Radoiçiqit, Aleksandra Jovanoviqit dhe Marko Zakiqit.

I sanksionuari i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojiçiq dhe ish-drejtori Tvrdishiq, e kanë “rrëzuar” konkursin përmes kryetarit të sindikatës Marko Zakiq, i cili njëherësh ka qenë kandidat potencial për drejtor.

Në konkursin që u hap pas suspendimit të Tvrdishiqit dhe skadimit të mandatit gjatë kësaj kohe, KosovaPress mëson se për pozitën e drejtorit të RTK2 kishin aplikuar pesë persona, tre prej të cilëve kishin lidhje me Milan Radojiçiqin.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me Sindikatën e RTK-së lidhur me këtë çështje, porse nuk kanë pranuar të deklarohen për media.

Kjo sindikatë ka kërkuar nga Bordi i RTK-së ta anulojë konkursin për drejtor në RTK2, pasi sipas të njëjtës, monitoruesi i SPERTK “ka vërejtur një sërë parregullsish dhe shkelje të Rregullores së RTK-së për Përzgjedhjen e menaxhmentit të lartë.”

“Askush, përveç një anëtari të Grupit të Punues nuk ka përvojë të gazetarisë. Në ftesën për formimin e Grupit të Punues, thuhet qartë se ata duhet të jenë profesionistë të medias dhe punëtorë mediatik me përvojë, si dhe përfaqësues të respektuar të sektorit joqeveritar. Kemi një ankesë në përbërjen, gjegjësisht në përzgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të Grupit të Punës. Asnjë nga anëtarët e Grupit të Punës, përfshirë edhe kryesuesin, nuk kanë përvojë mediatike/gazetare. Një anëtar i Grupit të Punës është student i vitit të dytë i lindur në vitin 1995”.

“Shtrohet pyetja, ku dhe në cilin institucion studenti zgjedhë, përkatësisht vlerëson kandidatët për drejtor, veçanërisht drejtuesin e një institucioni të rëndësishëm siç është RTK. Kemi vërejtur se një anëtar i Grupit të Punues gjatë marrjes në pyetje të një kandidati ka sugjeruar përgjigjen e saktë, gjë e cila është në kundërshtim me rregulloren. Atij iu është dhënë vërejtja nga përfaqësuesi i administratës së RTK-së që të mos e bëjë këtë.

Një anëtar i Grupit të Punës nuk e ka ditur përgjigjen e saktë në pyetjen të cilën ua ka parashtruar kandidatëve, e kjo çon në një interpretim arbitrar të përgjigjes, pra anëtari i Grupit të Punues mund të vlerësojë në mënyrë subjektive kandidatin.

Kryesuesja e Grupit të Punës është anëtare e Organizatës joqeveritare e cila njërit prej kandidatëve për pozitën „Drejtor RTK2 TV“ në të kaluarën i ka dhënë shpërblim, gjë që mund të jetë konflikt interesi.

Ne besojmë fuqishëm se Grupi i Punës është jo kompetent, joprofesional dhe i njëanshëm. Vlerësimi i kandidatëve nga radhët e komuniteteve pakicë në mënyrë drastike dallohet prej anëtarëve të Grupit të Punës nga komuniteti shqiptar.

Njërit prej kandidatëve, anëtarët nga komuniteti serb dhe komunitetet tjera jo shumicë i kanë dhënë numër disproporcional të pikëve dhe njohuritë e tij janë vlerësuar subjektivisht, e nga anëtaret e Grupit të Punës nga radhët e komunitetit shqiptar ka marrë pothuajse numrin maksimal të pikëve. Besojmë që një kandidat për shkak të vlerësimit të njëanshëm është dëmtuar”.

SPERTK i rekomandon Bordit të RTK-së, që për arsyeje të lartpërmendura, ta anulojë konkursin për pozitën “Drejtor RTK2 TV“ dhe ta rishpallë konkursin e ri në afat të paraparë me ligj.

Varësisht nga vendimi i Bordit të RTK-së, SPERTK për arsyeje të lartpërmendura do t’i drejtohet Ministrisë së Punës, përkatësisht Inspektoratit të punës”, thuhet në raportin e monitorimit të intervistimit të kandidatëve për pozitën “drejtor RTK2 TV” me datë 30.10.2023.

Ndryshe, një muaj më parë ish-drejtori i RTK2, Zhelko Tvrdishiq ishte suspenduar pasi për ngjarjen tragjike të sulmit terrorist nga formacione paraushtarake serbe, ka shkelur standardet profesionale të raportimit duke i konsideruar terroristët serbë që sulmuan Policinë e Kosovës si “viktima”.

Sikur të mos mjaftonte kjo që kishte bërë, ditë më parë në një lidhje direkte për mediat serbe ai i ka dalë në mbrojtje terroristit Milan Radojiçiq, i cili e kishte marrë përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit. Madje, ai pretendon se gjoja shkaktarë të agresionit në Banjskë është “presioni ndaj serbëve”, për çka nuk hezitoi të fajësonte Kosovën dhe Bashkimin Evropian.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci