Wolves ia ka shkaktuar humbjen e dytë për këtë sezon skuadrës së Tottenhamit, duke realizuar një përmbysje të jashtëzakonshme në minutat shtesë të ndeshjes.
Tottenham kishte epërsinë që nga minuta e tretë e ndeshjes me golin e Brennan Johnson, por fituesi i takimit u vendos në minutat e fundit.
Sulmuesi spanjoll, Pablo Sarabia shënoi golin e barazimit në minutën e 91-të, ndërkaq vendasit përmbysën epërsinë e Tottenham pak para përfundimit të ndeshjes.
Mario Lemina shënoi golin e fitores në sekondat e fundit të takimit, duke ia shkaktuar humbjen e dytë këtë sezon skuadrës së Tottenhamit.
Pas 12 xhirove, Wolves ndodhet në pozitën e 12 në tabelën e Premier Ligës, ndërkaq Tottenhami mban akoma pozitën e dytë.