Të fundit

Jovanovic: Shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë, është e vetmja për të gjithë ne dhe për fëmijët tanë

Politikani liberal serb, Çedomir JovanoviQ, ka publikuar një video në profilin e tij në “twitter” teksa ka folur për problemin mes Kosovës dhe Serbisë që po vazhdon të mos zgjidhet, shkruan Express.

Jovanovic ka thënë se kush dëshiron të jetojë në shtetin shqiptar le të shkojë në Shqipëri dhe kush dëshiron të jetojë në Serbi, le të shkojë për të jetuar në Serbi.

Megjithatë ai thotë se serbët dhe shqiptarët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë sepse është vetëm një Kosovë “për të gjithë ne dhe për fëmijët tanë”.

“Kush dëshiron të jetojë në shtetin shqiptar le të shkojë në Shqipëri. Kush dëshiron të jetojë në Serbi, le të vijë në Serbi. Serbët dhe shqiptarët, shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë, sepse ajo është e vetmja Kosovë, Kosovë për të gjithë ne dhe për të gjithë fëmijët tanë”, ka shkruar Jovanoviq.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci